-0.9 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMacron i shkruan Hotit: Bisedimet me Serbinë mund të rinisin gjatë samitit...

Macron i shkruan Hotit: Bisedimet me Serbinë mund të rinisin gjatë samitit të ardhshëm në Paris

Presidenti Francez Emmanuel Macron ka uruar kryeministrin Avudllah Hoti për detyrën e re në një kohë që Kosova po përballet me pandeminë. Por në letrën e tij, Macron thekson se qeveria Hoti do të përballet me një tjetër sfidë thelbësoore, dialogun me Serbinë.

EMMANUEL MACRON

PRESIDENT I FRANCES

“Ju takon po ashtu juve të përballeni me një sfidë tjetër thelbësore për Kosovën duke rifilluar dialogun me Serbinë dhe duke rikërkuar zgjidhjen e mosmarrëveshjes tuaj përmes një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, përfundimtare dhe ligjërisht detyruese. Prej më shumë se një viti, Franca dhe Gjermania janë angazhuar për rifillimin e dialogut, i cili do të mund të fillohej gjatë një samiti të ardhshëm në Paris. Unë besoj në pjesëmarrje tuaj në këtë samit dhe në gatishmërinë tuaj për të marrë masat e nevojshme për të bërë të mundur rifillimin e dialogut, ndërkohë që Serbia gjithashtu do të duhet të bëjë pjesën e saj të përpjekjeve.”

Presidenti Fracnez thekson se roli i BE-së në Dialog, mbetet sfidë edhe për unionin.

EMMANUEL MACRON

PRESIDENT I FRANCES

“Roli i BE-së duhet të mbetet qendror, sepse kjo mosmarrëveshje është sfidë e sigurisë evropiane dhe sepse sikurse Kosova edhe Serbia kanë synim integrimin në Bashkimin tonë. Përfaqësuesi i lartë Josep Borrell dhe përfaqësuesi i ri special Miroslav Lajçak, gëzojnë besimin tim të plotë për të udhëhequr këtë ndërmjetësim.”

Lidhur me çësthjen e dialogut, kryeministri Avdullah Hoti, duke prezantuar kornizën e Qeverisë së Kosovës për bisedimet me Serbinë, theksoi se procesi do të zhvillohet nën drejtimin e tij.

AVDULLAH HOTI

KRYEMINISTER I KOSOVES

“Dialogun e udhëheq kryeministri i Kosovës. Ka pasur diskutime nga më të ndryshmet, javët dhe muajt e fundit, unë nuk do të bëj kurrfarë gare me bartësit tjerë institucionalë, pasi që kompetencat e mia kushtetuese janë të qarta, përfshirë edhe kompetencat për dialog.”

Por presidenti Thaçi ka kërkuar një përfshirje të faktorëve politik. Sipas tij, asnjë institucion nuk mund të marrë asnjë vendim pa përfshirjen e parlamentit.

HASHIM THAÇI

PRESIDENT I SERBISE

“Ne si spektër politik apo institucional duhet të zhvillojmë një proces të ecjes përpara, sa më gjithëpërfshirës, një përfshirje të spektrit politik. Kemi një qeveri të pakicës shqiptare, që duhet të punojë edhe me opozitën dhe në këtë duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe në fund të fundit çështja i takon parlamentit.”

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë Serbi, Mirosllav Lajçak, pritet të vizitojë Prishjtinën javën e ardhshme, ku do të zhvillojë takime me liderët politikë mbi përgatitjet e rifillimit të dialogut mes dy vendeve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments