10.8 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBDI: STOP lajmeve të rreme dhe dezinformatave

BDI: STOP lajmeve të rreme dhe dezinformatave

Bashkimi Demokratik për Integrim e trajton shëndetin publik me
seriozitetin dhe kujdesin më të madh dhe vlerëson që përpjekjet për
rruajtje të shëndetit nuk mund të izolohen nga proceset tjera shoqërore
ku të gjithë jemi pjesëmarrës dhe kemi përgjegjësi.

Në këtë kohë pandemie kur nevojiten informacione shkencëtarisht të
konfirmuara, qytetarët janë të ekspozuar ndaj një fushate të
paskrupulltë të lajmeve të rreme dhe propagandës, kryesisht në
platformat e rrjeteve sociale dhe mediat elektronike.

Vërshimi i dezinformatave, lajmeve të rreme, propagandës ka rezultuar në
infodemi mediatike dhe kontaminim të diskursit publik që po cënon
kredibilitetin e përpjekjeve për ta tejkaluar pandeminë, por edhe po
keqinformon qytetarët.

Ju shprehim mirënjohje mediave kredibile për seriozitetin dhe i ftojmë
që të na bashkangjiten në denoncimin dhe parandalimin e infodemisë,
ndërsa partitë politike të përmbahen nga propaganda dhe tendenca për
politizim të pandemisë.

Qytetarët të kanë kujdes burimin e informacionit dhe të kontrollojnë me
burimet institucionale çdo informatë të dyshimtë propagandistike në
lidhje me shëndetin e tyre dhe masat restriktive parandaluese.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments