Burime të Klan Kosovës kanë bërë të ditur se Lëvizja Vetëvendosje është duke mbajtur mbledhje pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që i hap rrugë formimit të Qeverisë së re.
Shenjat e para nga Vetëvendosje janë që ky vendim që u mor unanimisht nuk do të respektohet prej tyre.
Mendohet se mund të ketë protesta nga ky subjekt politik që ishte në pushtet tash e mbi 110 ditë, shkruan Periskopi.
Vendimi në fjalë konsideronte që shumica parlamentare kishte të drejtë të formonte Qeverinë pas mocionit të suksesshëm të rrëzimit të Qeverisë.
Qeveria Kurti ishte rrëzuar pas shkarkimit të ministrit Agim Veliu duke u shkelur kësisoj marrëveshja për bashkëqeverisje e arritur në fillim të shkurtit.
Ambasada e ShBA-ve iu ka bërë thirrje të gjitha partive që të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.