8 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeShekerinska: Zgjedhje sa më parë, na duhet shtet me kapacitet të plotë

Shekerinska: Zgjedhje sa më parë, na duhet shtet me kapacitet të plotë

Një orë më parë dhe para fillimit të muajve të verës, ne duhet të organizojmë zgjedhjet që duhet të mundësojnë funksionimin e shtetit dhe institucioneve me kapacitet të plotë, porositi sot ministrja e Mbrojtjes dhe nënkryetare e LSDM-së, Radmilla Shekerinska.

“Pozicioni im është që, ne duhet të organizojmë zgjedhje sa më shpejt të jetë e mundur, sepse kemi nevojë për shtet dhe institucione me kapacitet të plotë për të ndihmuar kompanitë të mbijetojnë, për të ndihmuar qytetarët që do të jenë në gjendje më të vështirë sociale dhe ekonomike, na duhen ligje ose kemi nevojë për para nga jashtë, dhe për të gjitha këto gjëra kemi nevojë për Kuvend funksional. Pozicioni im është një orë më parë dhe ne duhet patjetër të organizojmë zgjedhjet para fillimit të muajve të verës”, deklaroi Shekerinska, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve gjatë vizitës së saj në Kërçovë.

Çdo parti politike që dëshiron që shteti të funksionojë si demokraci, theksoi ajo, “duhet ta pranojë këtë argument”.

Pozicioni e saj, nënvizoi ajo, e thotë si ministre në Qeveri që nuk dëshiron që vendi të ketë gjysmë institucione.

“Ne jemi sot me institucione gjysmake, në kushte ende ekzistuese krizash në botë që nga epide(MEDIAL), ekonomikisht, dhe Kuvendi nuk funksionon. Mund të zgjasë një muaj, dy, tre, por nuk mund të zgjasë shumë. Asnjë qeveri demokratike nuk dëshiron të ekzistojë pa kontroll. Kur nuk keni Kuvend, nuk keni kontroll legjislativ mbi pushtetin ekzekutiv”, theksoi Shekerinska. bs/fab medial.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments