8 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKurti e quan gënjeshtar Thaçin: Prokuroria duhet ta marrë në pyetje për...

Kurti e quan gënjeshtar Thaçin: Prokuroria duhet ta marrë në pyetje për deklaratat e tij për dhomën e përgjimeve

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti i është përgjigjur deklaratave të presidentit Hashim Thaçi i cili mbrëmë tha se Kurti së bashku me Haki Abazin e Xhelal Sveçlën kanë qenë në dhomën e përgjimeve.

Kurti ka thënë se këto deklarata janë gënjeshtra dhe shpifje.“Ato janë gënjeshtra, janë shpifje. Problemi me gënjeshtarët është që nuk mund të gënjejnë njëherë, duhet të gënjejnë përditë, madje disa herë në ditë. Të gjitha ato shpifje për neve nuk besoj se duhej të ishin vetëm pyetjet e juaja për mua por edhe pyetjet e prokurorit të shtetit për presidentin”, ka thënë Kurti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments