Hristijan Mickoski gjatë kësaj krize serioze shëndetësore sillet në mënyrë joserioze dhe bën përpjekje në mënyrë politike të përfitojë në shëndetin e qytetarëve, ndërsa kuadrot e VMRO-DPMNE-së në Qeverinë kalimtare punojnë në dëm të qytetarëve dhe shtetit.
Mickoski qytetarëve u ofron vetëm lajme të rrejshme dhe shkatërrime. Derisa i gënjente qytetarët se nuk ka teste të mjaftueshme për koronavirusin, se për shkak të krizës 140.000 njerëz kanë mbetur pa punë, ai është stërvitur në palestër të mbyllur dhe në grup është ngjitur në Vodno.
Prejse nuk arriti në përpjekjet për krijim të panikut të pabazë në opinion tani Mickoski bën gjithçka që shtetin ta ngujojë në pasiguri dhe krizë dhe të mos ketë zgjedhje, sepse shumë mirë e di që do të mposhtet.
Për atë zgjedhjet janë zgjidhje për problemin e quajtur Mickoski dhe kuadrot e tij në Qeveri.
Me Kuvend të ri dhe me Qeveri të re politike me legjitimitet të tërësishëm institucionet do të përkushtohen në sigurimin e ligjeve në shtet dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.
Vetëm në atë mënyrë në mënyrë ende më efikase do të përballemi me pasojat e epidemisë së deritanishme, por edhe do të jemi më të gatshëm ta presim shtatorin dhe valën e re të pritur të virusit.
LSDM – Qendra për komunikime me opinionin