Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të zhvillojë nesër mbledhjen e radhës.
Mbledhja parashihet të nis në ora 12:00, në sallën C-301, transmeton Indeksonline.
Rendi i ditës
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme e Kryesisë së Kuvendit,
2. Kërkesa e KOSTT-it për miratimin e Planit të biznesit të rishikuar dhe të buxhetit të rishikuar për vitin 2020,
. Propozim-Rregullorja për rendin dhe qasjen e mediave dhe të publikut në punën e Kuvendit (shpërndara me 18 maj 2020),
4. Propozim- Rregullorja për shfrytëzimin e automjeteve të Kuvendit të Kosovës,
5. Raporti i shpenzimeve të Kuvendit për periudhën janar-mars 2020,
6. Shpenzimet e telefonisë mobile dhe reprezentacionit,
7. Mbulimi i shpenzimeve të telefonisë mobile,
8. Harmonizimi i akteve të Administratës s Kuvendit me ligjet përkatëse.