3.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeE premtoi, por Zaevi s’e bëri pagën 500 euro! “S’ishte premtim real,...

E premtoi, por Zaevi s’e bëri pagën 500 euro! “S’ishte premtim real, e paralajmëruan ekonomistët”

Do të vesh edhe opinga të hekurta, por pagën mestarare do ta bëj 500 euro. Kështu i premtoi Zaevi një nëne kur ishte kryeministër para zgjedhjeve predidenciale te vitit 2019.

Nëna: Fëmijët tanë janë ardhmëria jonë, pa ata nuk mundemi. Të shihen konkurset për punësim, edhe suksesi mesatar. Në shtetin tonë ka të punësuar përmes partive që marrin rrogë më të lartë se sa ata që kanë diplomuar.
Zaev: Opinga të hekurta do të vesh, pagë mesatare 500 euro në Maqedoninë e Veriut do të ketë.

Zaev insistonte që paga mesatare do të arrijë në 500 euro dhe atë jo vetëm në sektorin publik, por edhe në atë privat. Për këtë ai biznesmenëve ua pagoi edhe kontributet.

Por edhe pse ishte ndër premtimet kryesore me të cilin ai e mori edhe mandatin qeverisës, sërish nuk u realizua. Se a po i vjen keq se nuk e realizoi këtë premtim, Zaev për TV21 me përgjigje:

“Premtimi ishte për 4 vjet mandat. Unë isha kryetar i Qeverisë 2 vjet dhe 7 muaj, kurse më pas erdhi Qeveria Teknike. Për dy vjet e 7 muaj kemi rritur pagën mesatare për 5.100 denarë. Mëse për 2 vjet e 7 muaj ne arritëm ta rrisim për 5.100 denarë, për 2 vjetët e adhshme dhe 5 muajt do të kishinm mundur ta rrisim edhe për 2.460 denarë, që të arrijë 30.000 denarë”, tha ish kryeministri Zoran Zaev.

Por, edhe sikur të kishte Zaev mandat të plotë, premtimi që 500 euro të jetë paga mestare ishte larg realitet. Për këtë e kishin paralajmëruar ekonomistët, por shërbimet e PR sërish e kishin futur në programin zgjedhor, kujton sot ish këshilltari i ministrit të Financave, Dragan Tevdovski, Branimir Jovanoviq në një pronocim për TV21.

“Unë mendoj se ai ishte premtim joreal, për shkak se para se të vinte LSDM në pushtet rroga mestare në shtet ishte rreth 22 mijë, që të arrinte në 30 mijë duhej të rritej për 8 mijë denarë, gjegjësisht për 35 për qind për 4 vite. Kjo do të thotë se për një vit duhej të kishim rritje për 8.8 për qind, gjë e cila asnjëherë nuk ka ndodhur të gjithë ekonomistët, prëfshirë edhe mua që i dimë më mirë këto punë i kemi thënë se ky është premtim joreal, por ajo u fut me shumë gjasë nga shërbimet e PR”, tha ish këshilltari në MF Branimir Jovanoviq.

Për këtë, Jovanoviq rekomandon se politikanët kur të realizojnë premtime parazgjedhore .

“Këtu porosia është, apo mësimi është se politikanët duhet të jenë më përgjegjës dhe në të ardhmen të japin premtime më realiste dhe të mos japin premtime të tilla që nuk mund të realizohen”, tha ish këshilltari në MF Branimir Jovanoviq.

Zaevit i mbaroi mandati dhe para qytetarëve do të kërkojë votën edhe për një mandat të ri, por paga mestare për momentin sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave është 26.422 denarë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments