7.2 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaÇekia hap kufijtë, por udhëtarëve u duhet certifikata e koronavirusit

Çekia hap kufijtë, por udhëtarëve u duhet certifikata e koronavirusit

Republika Çeke rihapi sot kufijtë me Austrinë dhe Gjermaninë, edhe pse kufizimet për ata që lejohen të hyjnë në këtë vend do të mbeten.

Autoritetet thanë se vetëm shtetasit çekë, banorët e huaj, studentët e Bashkimit Europian dhe biznesmenët do të lejohen të hyjnë. Pasagjerët do të duhet të kenë një certifikatë që dëshmon se nuk janë të infektuar me koronavirus – në të kundërtën, përballen me dy javë karantinë.

Çekia, sikurse të gjitha vendet e BE-së dhe të tjerat, i ka mbyllur kufijtë në mes të muajit mars, për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Nga e mërkura, kufiri i saj me Sllovakinë do të rihapet po ashtu, por vizitorët nga secila anë e kufirit do të duhet të kthehen brenda 48 orësh. Për këta të fundit nuk do të duhet testi dhe nuk do të aplikohet karantina. Çekia ka konfirmuar mbi 9,000 raste të të infektuarve me koronavirus dhe 317 viktima.gazeta shqip

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments