9.6 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaI dërguari i Trump për paktin mes Kosovës dhe Serbisë, Grenell tërhiqet...

I dërguari i Trump për paktin mes Kosovës dhe Serbisë, Grenell tërhiqet si ambasador nga Gjermania

Ambasadori amerikan në Gjermani Richard Grenell po planifikon të tërhiqet në javët e ardhshme pas më shumë se dy vjet në këtë post, njoftoi të dielën agjencia gjermane e lajmeve dpa, pa treguar burimin e informacionit.

Robin Quinville, zëvendës shefe e misionit në ambasadë, pritet të zëvendësojë përkohësisht zotin Grenell, tha agjencia dpa.

Njoftimi vjen vetëm pak ditë pasi Senati amerikan konfirmoi në postin e drejtorit të përhershëm të Inteligjencës Kombëtare ligjvënësin John Ratcliffe, i cili po ashtu si zoti Grenell është një aleat i fortë politik i Presidentit Donald Trump.

Në muajin shkurt, Presidenti Trump e emëroi 53-vjeçarin Grenell si drejtor të përkohshëm të Inteligjencës Kombëtare.

Agjencia e lajmeve Reuters tha se një zëdhënës i ambasadës nuk pranoi të komentojë rreth njoftimit.

Zëdhënësi tha se “është praktikë e ambasadës të mos komentojë mbi udhëtimet apo planet, por Ambasadori Grenell ka vazhduar të të jetë i angazhuar në mënyrë aktive në përparësitë e administratës në Gjermani ndërsa shërben si drejtor në detyrë i Inteligjencës Kombëtare”.

Zoti Grenell është gjithashtu i dërguar i posaçëm për bisedimet e paqes mes Kosovës dhe Serbisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments