3.7 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeAlbulena Haxhiu sulmon Gjykatën Kushtetuese pas lajmit të pakonfirmuar se kanë vendosur...

Albulena Haxhiu sulmon Gjykatën Kushtetuese pas lajmit të pakonfirmuar se kanë vendosur pro dekretit të Presidentit

Sot gjatë ditës në media është raportuar për vendimin që pritet të marrë Kushtetuesja, e që sipas disa raportimeve do të jetë në favor të presidentit të vendit. Për këtë çështje ka reaguar Ministrja në Detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Përmes një shkrimi në Facebook, Haxhiu ka pyetur se si ka mundësi që të dihet aktgjykimi e mënyra e votimit, pa u bërë ende publik nga Gjykata.

“Nëse është kështu, atëherë kjo nuk është pavarësi e Gjykatës. Vendimi i tillë është arnim i aktgjykimit për interesa të Thaçit dhe atyre që kanë humbur zgjedhjet dhe janë braktisur nga populli. Gjykata në mandat të saj, ka vetëm interpretimin e Kushtetutës dhe jo amendamentimin e saj. Amendamente kushtetuese mund të propozojnë vetëm Qeveria, Presidenti dhe 1/4 e deputetëve por pastaj ato duhet të votohen nga Kuvendi. Sipas Kushtetutës, nuk ka afat për mandatarin. Gjykata nuk mund të caktojë afat. Kjo do ta shkatërronte rendin kushtetues dhe demokracinë. Kjo do ta përmbysë vullnetin e popullit”, ka shkruar Haxhiu.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments