Qëndrimi i BDI-së për datën e zgjedhjeve që nga fillimi ka qenë se janë të gatshëm për zgjedhje dhe se mjafton që të arrihet konsensus mes partive. Por lideri i PDSH-së Menduh Thaçi thotë se Ahmeti në opinion flet diçka tjetër, ndërsa në takimet e liderëve diçka tjetër.
“Ali Ahmeti që gjithmonë shtiret se është për çështje të konsensusit, kjo është shtirje në fakt ai asnjëherë nuk ka tregu gatishmëri për ndarje të pushtetit por vetëm për sundim dhe pasje të pushtetit, është një manipulim I radhës . Opinioni e sheh në publik qëndrimin Ahmetit se nuk jep datë, ama brenda në takime e liderëve dhe drejtuesve institucional po ua përkujtoj Talati e kundërshtoi ri mbledhjen e parlamentit. E Nëse kjo nuk bëhet, detyrimisht me procedurë shkohet në zgjedhje pas 22 ditëve”, tha Menduh Thaçi, PDSH.
Edhe nga Flakron Bexheti nga ASH tha se BDI po kalkulon me të dy partitë në lidhje me datën e zgjedhjeve për t’i mos i prishur marrëdhëniet me asnjërën.
“BDI-ja është neutral gjithmonë, sepse do ta ruaj pozicionin e saj dhe në rast se VMRO-ja të jetë në pushtet të ketë një lloj komunikimi. Kemi një datë të LSDM-së dhe një të VMRO-DPMNE-së që janë diametralisht të kundërta, ndërsa data që propozojmë ne është në korrik dhe është në mes, është shumë e mirë. Çka nëse ju e përkrahni atë datë?”, tha Flakron Bexheti, ASH.
Por këto akuza i mohon Kreshnik Bekteshi. Sipas tij BDI nuk bënë kalkulime politike.
“Ne jemi të gatshëm që nëse ka konsensus edhe këtë të diell të dalim në zgjedhje për shkak se ne jemi të sigurt se do ta fitojmë besimin e qytetarëve, ne nuk bëjmë kalkulime partiake”, tha Kreshnik Bekteshi, BDI.
Liderët e partive kanë mbajt dy takime tek presidenti i shtetit Stevo Pendarovski me qëllim që të arrijnë marrëveshje për nja datë zgjedhjes, por të dy takimet kanë rezultuar pa marrëveshje.