Vijon të thellohet hendeku mes SHBA-së, Kinës dhe Organizatës Botërore të Shëndetit. Presidenti amerikan Donald Trump nuk i ka kursyer sërish akuzat ndaj tyre në lidhje me atë se çfarë i shkaktuan botës.
Në një letër dërguar drejtuesit të përgjithshëm të OBSH, Tedros Adhanom, Trump është shprehur se OBSH sikurse dhe Kina kanë gabuar duke mos iu përgjigjur rrezikut që po i kanosej botës.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë e ka cilësuar Organizatën Botërore të Shëndetësisë si një “kukull e Kinës”, që qëndroi përkrah saj duke fshehur tragjedinë që shumë prej shteteve sot po e vuajnë sot.
Po ashtu Trump i ka lënë afat 30 ditë kohë kësaj organizate që të përmirësohet në të kundërt SHBA-ja do t’i ndërpresë përgjithmonë fondet dhe anëtarësimi i Amerikës në të do të vihet në diskutim, duke lënë të hapur edhe mundësinë e tërheqjes.
Shtetet e Bashkuara financojnë deri në 500 milionë dollarë OBSH-në çdo vit pra rreth 15 % të buxhetit total të saj. Kjo nuk është hera e parë që Trump kërcënon hapur edhe Kinën, por edhe OBSH pasi nuk janë treguar transparente në identifikimin e rasteve të para me Covid-19.
Nga ana tjetër kreu i SHBA-ve është vendosur vetë në qendër të kritikave për mos përgjigjen e menjëhershme ndaj pandemisë. Më herët ishte ish presidenti Barack Obama që deklaroi se Trump nuk arriti të menaxhonte si duhet krizën e Covid-19, duke e cilësuar atë si katastrofë absolute kaotike.
Por Trump nuk i kurseu kritikat edhe ndaj Obamës duke e cilësuar punën që ai bëri teksa ishte në pushtet si tmerrshme dhe dështuese me reformën në shëndetësi.
Në SHBA vijon të ketë i madh numri i atyre që humbasin jetën, ku në 24 orë vdesin më shumë se 2 mijë pacientë. Ky vend ka 1/3 e numrit të përgjithshëm të të prekurve dhe viktimave nga Covid-19 në gjithë botën dhe vendi më i prekur është Nju Jorku. Aktualisht SHBA-ja numëron 91 mijë viktima dhe mbi 1.5 milion të prekur.
Klan Plus