Partia udhëheqëse e pushtetit në Maqedoninë e Veriut, LSDM sot ka dalë me reagim në pretendimet e OBRM-PDUKM-së opozitare duke thënë se masat e reja të propozuara për krizën ekonomike që vjen nga pandemia Covid-19 do të jenë lehtësim për ekonominë në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Me tre paketat për ndihmë ndaj biznesit dhe ekonomisë, ne e tejkalojmë brengën e bizneseve dhe ekonomise me një transformim i bazuar te zhvillimi. Dy pakot e para ishin për të mbrojtur bizneset dhe vendet e punës për qytetarët kurse pakoja e tretë është për të ringritur kompanitë” thuhet nga LSDM.
Përndryshe, nëpër botë shtetet me ekonomi të fuqishme kanë problem thelbësor me ekonominë. Gjermania, Spanja dhe Italia janë futur në recension.