Pas largimit të ish kryetarit të degës së ASH- Tetovë, Altrim Mamutit, Aleanca për Shqiptarët lëshoi një komunikatë duke thënë se vetëm ish kryetari është larguar dhe anëtarët tjerë janë në ASH duke nënshkruar edhe komunikatën. Por, në postimin e sekretarit të përgjithshëm Burim Jonuzi anëtarë i ASH-së dega Tetovë ka demantuar Arben Taravarin duke thënë se nënshkrimi i tij është falsifikuar, përcjell TS.
“Përshëndetje sekretarë, unë jam anëtarë i kryesisë së degës dhe ky nënshrkim nuk është vendosur nga dora ime, besojse edhe shumë nënshrkime tjera ka si unë” ka shkruar në koment të proflit të Arben Taravarit.
Edhe gazetari Furkan Saliu ka parlajmëruar se falsifikimi i nënshkrimit është vepër penale duke aluduar në nënshkrimet e anëtarëve të kryesisë së degës së ASH-Tetovë.
“Falsifikimi i nënshkrimit është vepër penale” ka shkruar Saliu
Nuk dihet nëse do të dalin edhe anëtarë tjerë të deklarojnë se nënshkrimet e tyre janë falsifikuar dhe a do të ketë përgjegjësi për këto falsifikime.
Ndryshe në ASH vazhdon përplasja edhe në disa komuna, ku pritet të dalin edhe anëtarë tjerë nga ASH-ja për tu bashkuar me Lëvizjen BESA