9.4 C
Tetovo
E premte, 22 Nëntor, 2024
BallinaLajmeHidhet shorti, 1 është numri që ka Reka në zgjedhje

Hidhet shorti, 1 është numri që ka Reka në zgjedhje

Në Komisionin Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) të Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV) sot u tërhoq shorti për numrin rendor të kandidatëve në fletën e votimin në zgjedhjet presidenciale,

Më 21 prill, në fletën e votimit kandidatët do të renditen siç vijon më poshtë:

I pari (numri 1) do të jetë kandidati i pavarur, Blerim Reka,
E dyta (numri 2) do të jetë kandidatja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska dhe
I treti (numri 3) do të jetë kandidati i 30 partive politike, Stevo Pendarovski.

Dje, kryetari i KSHZ-s, Oliver Derkoski apeloi që kandidatët t’u shmangen paraqitjeve publike dhe deklaratave deri më 1 prill, kur edhe zyrtarisht do të fillojë fushata zgjedhore, për të përfunduar më 19 prill. Pas kësaj do të pasojë heshtje zgjedhore prej 48 orësh. Rrethi i parë zgjedhor për zgjedhjet e gjashta presidenciale do të jetë më 21 prill, ndërsa i dyti më 5 maj. Rreth të dytë do të kemi nëse asnjë kandidat për president nuk e fiton shumicën e nevojshme të votave.

Shefet e shtabeve zgjedhore premtuan fushatë zgjedhore të veçantë: të qetë, evropiane dhe demokratike.

Bashkë me zgjedhjetpresidenciale, zgjedhje lokale do të mbahen edhe në tri komuna: Dibër, Ohër dhe Novoselë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments