Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj ka vizituar degën e kësaj partie në Gjilan në 20 vjetorin e themelimit.
Haradinaj ka takuar kryetarin e degës, Rexhep Kadriun, kurse pas takimit janë prononcuar për media.
Haradinaj tha se nuk e kanë vizituar komunën që udhëhiqet nga Lutfi Haziri për arsye të vizitës që ka pasur për 20 vjetorin e AAK’së, raporton Gazeta Express
“Sot s’kam bërë aktivitet për të shkuar në komunë, për t’u interesuar për pandeminë, për arsye se është përvjetor partie dhe nuk kemi dashur të përzijmë temat” , tha Haradinaj.
Ai është pyetur edhe për programin qeverisës dhe numrin e ministrive në qeverinë Hoti, pjesë e së cilës do të jetë edhe AAK’ja.
Haradinaj tha për programin qeverisës dhe numrin e zëvendësministrive duhet të pyetet i mandatuari Avdullah Hoti.
“Aleanca është kontribuuese në qeverinë Hoti, e di se programi është në fazën finale, nuk mundem me fol për numrat e zëvendësministrave sepse për këtë është kompetencë e mandatarit, AAK’ja ka ra dakord që të ruhet madhësia ekzistuese e qeverisë me ndonjë propozim të vogël që propozon mandatari”, ka thënë Haradinaj.