7.8 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaZbardhen porositë e kancelares Merkel për ligjvënësit gjermanë: Duhet të ndihmojmë shtetet...

Zbardhen porositë e kancelares Merkel për ligjvënësit gjermanë: Duhet të ndihmojmë shtetet e tjera të BE, që…

Gjermania duhet të ndihmojë fqinjët e saj të Bashkimit Evropian të ringjallin ekonomitë e tyre pas krizës së koronavirusit”, kështu ka thënë kancelarja Angela Merkel në një takim me ligjvënës nga blloku i saj konservator.

Është thelbësore për Gjermaninë, si një vend eksporti, që partnerët e saj në BE të rikuperojnë ekonomitë ë tyre, u tha Merkel ligjvënësve, me qëllim konsultimet për një program rindërtimi të BE-së, shkruan “Reuters”. 

Gjermania ka qenë vendi më i suksesshëm i Evropës në frenimin e përhapjes së virusit, pjesërisht falë testimit masiv, i cili ka sjellë një rihapje të pjesshme të ekonomisë.

Nuk është në interes të askujt që vetëm Gjermania të jetë e fortë pas krizës, i tha Merkel ligjvënësve gjatë takimit.

Kancelarja ishte në një mendim me Ralph Brinkhaus, drejtuesin e bllokut parlamentar konservator të CDU / CSU, se Gjermania do të duhet të transferojë një shumë parash në Bruksel dhe Bundestagu do përfshihej në dhënien e ndihmave financiare.

Më parë, Brinkhaus tha që Gjermania do ndihmojë partnerët e saj në BE, por duhej të dijë se sa miliarda do të përdorë. Komisioni Evropian pritet të paraqesë propozimet e rishikuara të buxhetit javën e ardhshme.

Burimet e koalicionit thanë se zyrtarët planifikojnë të lehtësojnë kontrollet në kufijtë gjermanë, që ishin të parët që u mbyllën në përgjigje të pandemisë, por ato nuk do të hapen plotësisht deri në 15 maj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments