7.2 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeAdemi: S’do të ketë provim pranues në fakultete

Ademi: S’do të ketë provim pranues në fakultete

Nuk do të ketë dekret të veçantë për mënyrën se si maturantët do të selektohen gjatë regjistrimit në fakultet, por ajo do t’u lihet në dorë vetë fakulteteve. Këtë e deklaroi ministri për Arsim dhe Shkencë, Arbër Ademi në emisionin “10 Minuta”. Ai shtoi se maturantët nuk duhet të shqetësohen, sepse provim pranues nuk do të ketë, por vetëm kualifikues.

“Me dekret nuk është e specifikuar, por me qëllim nuk është specifikuar sepse të njëjtën çështje ne mund ta specifikojmë në vendimin për përcaktimin e kuotave të institucioneve të arsimit të lartë, të fakulteteve apo në momentin kur jepet pëlqim paraprak për regjistrim në institucionet e arsimit të lartë. Pra në këto dy momente mund ta precizojmë, nuk do të thotë kjo të bëhet me dispozitë ligjore”, tha Arbër Ademi, Ministër i Arsimit dhe Shkencës.

Në rrjedhë janë edhe regjistrimet në shkollë fillore dhe të mesme. Konkurse janë hapur për në muajin qershor. Se a pritet të ketë ndonjë masë të veçantë gjatë regjistrimit të filloristëve, ministri Ademi tha se po punohet në përpilimin e protokollit i cili duhet të marrë pëlqim edhe nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse.

“Për regjistrimin e nxënësve në arsim fillor në klasë të parë, por edhe për regjistrimin e nxënësve në arsimin e mesëm në vit të parë, kemi në plan që së bashku me Komisionin për Sëmundje Ngjitëse të hartojmë protokolle të caktuara. Një draft i tillë po hartohet në Ministrinë e Arsimit dhe do të dërgohet për shqyrtim në Komisionin për Sëmundje Ngjitëse”, tha Arbër Ademi, Ministër i Arsimit dhe Shkencës.

Një protokoll i tillë mund të mos vlejë gjatë regjistrimit në shkollat e mesme, sepse në shkollë fillore regjistrohen nxënës që jetojnë në afërsi të një zone të caktuara, që nuk paraqet rrezik potencial për infektim nga virusi korona, deklaroi ministri.

Dyshimi për provim pranues, erdhi pasi u anulua matura shtetërore, në bazë të së cilit formohen edhe pikët ranguese të maturantëve gjatë regjistrimit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments