6.6 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeRevizioni konstaton parregullsi në punën e UNT-së

Revizioni konstaton parregullsi në punën e UNT-së

Shkelje të procedurave ligjore financiare dhe të zgjedhjes së kuadrit akademik, mungesë e trupave kyçe universitare dhe lëshime të tjera janë evidentuar në Raportin e Komisionit Shtetëror të Revizionit për Universitetin Nënë Tereza (UNT). Revizioni ka analizuar buxhetin bazë të vitit 2018 dhe ka konstatuar se në UNT nuk janë miratuar procedura të shkruara për punën materiale dhe financiare dhe nuk është vendosur kontroll i hyrje-daljeve financiare, nuk është themeluar njësi organizative për revizion të brendshëm, nuk është mbajtur evidencë financiare për marrjen dhe dhënien e të mirave materialeve, nuk janë evidentuar objekte dhe gjësende të patundshme sipas rregullores kurse një pjesë e furnizimeve me mallra dhe shërbime janë bërë pa procedurë për furnizime publike.

Në shqyrtimin e dokumenteve për shpenzimet e realizuara, revizioni ka vërtetuar se është bërë furnizim me mallra dhe shërbime pa realizimin e procedurave të duhura për furnizime publike, në vlerë totale prej ose 14 700 euro – thuhet në raportin e Revizionit për Universitetin Nënë Tereza.

Ndërkohë, për materiale zyrash, produkte ushqimore dhe pije, pajisje higjienike dhe kondicionerë, edhe pse ka pasur procedurë për furnizim publik, sipas Revizionit, është tejkaluar shuma e marrëveshjes dhe janë siguruar furnizime edhe nga furnizues të tjerë, të cilët nuk kanë qenë pjesë e procedurës.

Revizioni po ashtu ka konstatuar se nuk janë zbatuar procedurat ligjore për zgjedhjen e kuadrit edukativ-shkencor dhe dhënien e pagesave shtesë jashtë marrëveshjeve të punës. Për tre fakultete në kuadër të Universitetit nuk është plotësuar kushti për të paktën 10 persona në njësinë edukative-shkencore në marrëdhënie pune me kohë të plotë.

Revizioni për Universitetin “Nënë Tereza”

– Nuk mund të vërtetojmë plotësimin e kritereve të parashikuara me Rregulloren për kritere dhe procedura për zgjedhjen e bashkëpunëtorëve dhe asistentëve për njësitë edukative-shkencore.

– Në një pjesë të vendimeve për përzgjedhjet në njësitë edukativo-shkencore nuk është theksuar periudha për të cilën është bërë zgjedhje, kurse me personat e përzgjedhur janë bërë marrëveshje për kohë të pacaktuar.

– Janë paguar kompensime të rrogës për aktivitetet e kryera jashtë detyrimeve të rregullta të punës, për pjesëmarrje në punën e komisioneve jo të përhershme, për trupa punues dhe profesional, pa pasur kritere/pikë precize për vërtetimin dhe shpërndarjen e mjeteve…

Në kohën kur është bërë revizioni, është konstatuar mos-zbatim në kohë të dispozitave për zgjedhjen e kryetarit të Senatit dhe mos-formim i Këshillit universitar si organ kompetent në mbikëqyrjen e veprimtarisë së Universitetit, mos-harmonizim në kohë të Statutit dhe akteve të tjera të përgjithshme të Universitetit me dispozitat ligjore.

Nga Universiteti Nënë Tereza kritikuan mediat për mos-pasqyrim të plotë të raportit kurse vlerësimet e Revizionit i konsiderojnë si të pabaza. Ata thonë se Revizionit do t’i përgjigjen duke ua sqaruar rrethanat objektive si pasojë e të cilave këto lëshime janë bërë. Në dy vitet e para të punës, viti 2017 dhe 2018, ata thonë se kanë punuar më 6-8 administratorë të bartur nga institucionet e tjera gjë që ka ndikuar në vonesën e realizimit të punëve administrative.

Universiteti “Nënë Tereza”
– Lëshimet e theksuara në lidhje me kuadrin akademik janë trashëguar nga puna e komisioneve amë…
– mos-realizimi në kohë i detyrimeve ligjore lidhur me Senatin ka ndodhur për shkak të arsyeve objektive politike (zgjedhjeve dhe procedurave në Parlament).
– dispozitat e paqarta në Ligjin e vjetër të Arsimit të Lartë dhe trupat akoma të paformuar sipas Ligjit të ri për Arsimin e Lartë, në pjesën më të madhe të rasteve janë si pasojë e procedura të paqarta për financimin e arsimit të lartë, veçanërisht rrogave.

UNT beson se edhe përskaj kushteve të rënda në të cilat kanë filluar punën, e kanë kryer punën e tyre me sukses. Ata vlerësojnë se procedura për plotësimin e kushteve si institucion i arsimit të lartë, me kuadro cilësore dhe kritere standard, mund të marrë më shumë kohë. Për këtë, ata kërkojnë mirëkuptimin e të gjithë institucioneve.

Për shkeljet e caktuara në procedurat e themelimit dhe konsolidimit të Universitetit “Nënë Tereza”, Alsat ka raportuar në vazhdimësi. Ministria e Arsimit kishte zgjedhur të heshtë përpara të gjitha këtyre shkeljeve të mundshme duket u arsyetuar se Universitetet janë autonome. Më tej, MASH nuk u është përgjigjur disa kërkesave me radhë nga Alsat, për konfirmimin e informacioneve për shkeljet në UNT, të cilat i kishte evidentuar edhe Inspektorati i arsimit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments