Përballë ndërtesës së Presidencës së Serbisë, një protestë u organizua nga opozita serbe duke mos pyetur as për koronavirusin.
Sigurimi vendosi një gardh metalik rreth ndërtesës, dhe në një moment disa protestues filluan së pari ta tundnin gardhin, dhe më pas e shqyen atë dhe u futen në hyrje të ndërtesës së Presidencës.
Midis të mbledhurve ishin Boshko Obradoviçi, Zoran Lutovac, Sërgjan Milivojeviçi, Marinika Tepiç, profesor Çedomir Çupiç … pas rreth 15 minutash, erdhi Dragan Gjilas, dhe organizatori i Rezistenca Civile, e cila mori përsipër organizimin e protestës nga shoqata “1 deri në 5 milionë “.