Kryetari i komunës së Gostivarit vlerëson se ka ardhur koha që në Maqedoninë e Veriut të hapen Xhamitë dhe të fillojë falja e namazeve.
“Nesër në Sarajevë do të falet namazi i Xumasë, është koha që edhe në Maqedoni të hapen Xhamitë!”, shkruan Taravari në profilin e tij në fb.
Kërkesën për hapje të Xhamive e bëjnë vazhdimisht edhe qytetaret, gjatë prononcimeve të tyre për mediat e dryshme në vend, duke u zotuar se do t’i respektojnë rekomandimet për mbrojtje personale.