Bojan Jovanovski i njohur si Boki 13, në seancën e sotme gjyqësore ka dhënë mbrojtjen e tij për rastin “Reket”. Ai gjatë seancës ka theksuar se në televizionin 1TV, personalisht ai është marrë vesh me mysafirët për pjesëmarrje në emisione. Rast i tillë ka qenë e dhe prokurorja Villma Ruskoska e cila është përfaqësuese e akuzës ndaj Boki 13. Ai ka thënë se me Ruskosën përveç për emisionin ka pasur edhe biseda private.
“Në zyrën time isha me Villma Ruskoskën. Kemi biseduar në katër sy. Kemi konsumuar alkool, kaafe. Unë nuk konsumoj alkool, por e tillë ishte atmosfera”, ka thënë Boki 13