12 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaPompeo: Ka prova për origjinën e virusit në laborator, por jo të...

Pompeo: Ka prova për origjinën e virusit në laborator, por jo të sigurta

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë prova shkencore të faktit se koronavirusi mund ta ketë origjinën nga laboratori i Wuhan, por nuk ka siguri”.

Është kjo deklarata e bërë për gazetarët, nga sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo.

“Nuk kemi siguri, por ka prova të rëndësishme se ky virus vjen nga një laborator”, tha ai gjatë një konference për mediat.

Po ashtu Pompeo komentoi edhe deklaratën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, sipas të cilës virusi është me origjinë natyrale, duke thënë se “Çdo gjë mund të jetë e vërtetë”.

Ditën e diel Pompeo deklaroi se “ka prova të mëdha” që tregojnë se Covid-19 e ka origjinën nga laboratori, pa specifikuar më shumë detaje. /a.y/noa.al

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments