-0.3 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajme(VIDEO) RESTORANTET DO TË DEZINFEKTOHEN PARA SE TË HAPEN

(VIDEO) RESTORANTET DO TË DEZINFEKTOHEN PARA SE TË HAPEN

Dy masat kryesore të cilat do të duhet t’i ndërmarrin restoranet në të cilat shërbehet ushqim janë dizinfektimi i pajisjeve dhe hapësirave ku përgatitet ushqimi dhe dizenfektimi i gjithë objektit, njoftoi sot Zoran Atanasov, drejtor i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari. Këto janë vetëm disa nga masat për të cilat drejtori tha se do të dërgojë njoftim shtesë ditëve në vazhdim, ndërsa do të duhet t’i zbatojnë kafeteritë dhe restoranet para se të hapen për punë.

Zoran Atanasov, drejtor i Agjencisë për Ushqim
“Pasi restoranet që kanë qenë të mbyllura nuk kanë punuar as me porosi dhe një kohë të gjatë kanë qenë të bllombuara, do t’i them vetëm dy masat kryesore. Ata do të duhet të bëjnë përsëri pastrim dhe dizenfektim të pajisjeve dhe sipërfaqeve të cilat shërbejnë për përpunimin e ushqimit dhe para hapjes së restoraneve do të duhet të kryhet dizenfektim i përgjithshëm në vetë objektin sepse për një kohë të gjatë kanë qenë të mbyllura dhe nuk e dijmë se çfarë ka ndodhur aty”

Këto paralajmërime u bënë gjatë konferencës së përbashkët me kryetaren e Këshillit të Inspektoriatit, Magdalena Filipovska Grashkovska, e cila tha se nga 27 prilli deri më 3 maj, shërbimet e inspektimit kanë realizuar 3.086 mbikqyrje dhe vlerësimi i përgjithshëm është se janë respektuar masat e Qeverisë për mbrojtje dhe parandalimin e shpërndarjes së korona virusit. Ajo tha se çdo shkelje dhe parregullsi që është vërejtur do të sanksionohet pa përjashtim.

Magdalena Filipovska Grashkovska, kryetare e Këshillit të Inspektoriatit

“Shërbimet e inspektimit vazhdojnë me punën në terren me qëllim që nga njëra anë të mbrohen të drejtat e qytetarëve e nga ana tjetër të kryhen kontrolle për respektimin dhe implementimin e tërësishëm të masave dhe rekomandimeve të Qeverisë me qëllim të  parandalohet shpërndarja e korona virusit. Inspektoriati shtetëror i tregut ka realizuar 2.042 kontrolle në objekte tregtare për shitje me pakicë dhe shumicë ku bëjnë pjesë objektet gastronomike, barnatoret, stacionet e benzinës, bankat dhe postat. Janë mbyllur katër objekte dhe janë shqiptuar 45 paralajmërimë për mosmbajtje të maskave”

Numri një i Inspektoriatit në vend tha se në pjesën më të madhe të kontrolleve kanë qenë lidhur me mbajtjen e radhës dhe diciplinës në hyrje dhe në brendësi të objekteve, si dhe për respektimin e vendimit për ngrirje të çmimeve për produkte të caktuara ushqimore. Arben Zeqiri /SHENJA/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments