Sot mora pjesë në programin special me rastin e 100-vjetorit të themelimit të Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, të organizuar nga ana e Institutit “Junus Emre”.
Me këtë rast, edhe një herë, me ndjenja më të përzemërta në emrin tim personal, në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emër të popullit mik të Maqedonisë së Veriut, jua urova 23 prillin – Ditën e Sovranitetit Kombëtar dhe Ditën e Fëmijëve të Popullit Turk.
Kisha kënaqësi që këtë urim t’ia përcjell edhe Presidentit të Republikës së Turqisë, z. Rexhep Tajjip Erdogan.