5.4 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaJug-koreanët ngadalë po i kthehen normalitetit

Jug-koreanët ngadalë po i kthehen normalitetit

Jug-koreanët janë kthyer në punë të hënë dhe kanë filluar t’i vizitojnë qendrat tregtare, parqet dhe disa restorante, pasi Korea e Jugut i ka zbutur masat e distancimit shoqëror, njofton Reuters.

Rimëkëmbja e vazhdueshme e Koresë së Jugut, që nga shpërthimi i koronavirusit, tregon një kontrast të ashpër me shumë vende të tjera, ku metropolet mbeten të mbyllura dhe urdhrat për izolim në shtëpi janë në fuqi.

‘’Unë jam anëtar i një komuniteti të futbollit dhe për herë të parë që dy muaj ne dolëm të luajmë të shtunën’’, tha Kim Tae-hyung, 31-vjeçar. ‘’Ne ishim të pajisur me maska edhe gjatë lojës, moti ishte shumë i mirë dhe u ndjeva shumë i rifreskuar’’, vazhdoi ai.

Korea e Jugut e ka shtyrë të dielën, masën për distancë shoqërore edhe për 16 ditë, mirëpo ka ofruar disa lehtësime për objekte fetare dhe sportive që më parë u nënshtroheshin kufizimeve të rrepta, transmeton KOHA.

Vendimi ka për qëllim rihapjen me kujdes të ekonomisë së katërt më të madhe të Azisë, pasi infeksionet e përditshme vazhdojnë të jenë rreth 20 dhe shumica e tyre vijnë jashtë vendit.

Autoritetet kanë qenë të shqetësuara për një 58-vjeçar që ka rezultuar pozitiv në koronavirus dhe ai kishte votuar në zgjedhjet kombëtare dhe kishte vizituar restorantet gjatë kësaj kohe.

Më shumë se 1.000 njerëz tani janë të karantinuar ose duke u kontrolluar, pasi që kanë pasur kontakt me atë person dhe vajzën e tij, e cila është infermiere dhe ka rezultuar po ashtu pozitive në koronavirus.

‘’Ne po shohim trendin e infeksioneve në grup, megjithëse kryesisht kanë qenë grupe të vogla gjatë 2 javëve të fundit. Nëse nuk vazhdojmë me distancim shoqëror, virusi mund të kthehet dhe të dëmtojë e të rrezikojë shoqërinë tonë’’, tha zëvendës Ministrisë së Shëndetësisë, Kim Gang-lip, në një konferencë për media të hënën.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments