8.4 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeAlbin Kurti: Ministria e Shëndetësisë nga sot do të marrë vendimet lidhur...

Albin Kurti: Ministria e Shëndetësisë nga sot do të marrë vendimet lidhur me situatën me koronavirus

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë që situata me pandeminë, i ka detyruar që të fokusohen në marrjen e masave preventive.

Kurti në një konferencë për media ka theksuar se nga sot, vendimet do të merren direkt nga Ministria e Shëndetësisë bashkë me komunat.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese na ka lënë kohë deri nesër për të rishikuar procedurën e vendimeve të marra. Gjykata s’e ka kontestuar legjitimitetin e masave që kemi marrë, por vetëm ka konstatuar se të njëjtat duhet të merren nga MSH”.

“Nga sonte marrja e vendimeve do të bëhet nga MSH në konsultim me komunat dhe ministritë e linjës. Vendimet do të merren varësisht nga nevojat që përcaktohen edhe nga ISHKPK”, ka theksuar Kurti.

Sipas Kurtit, kur sistemi publik shëndetësor nuk është në nivel të kënaqshëm atëherë duhet marrë masat parandaluese.

“Vendimet do të merren për komuna të caktuara varësisht nga nevojat që vijnë nga IKSHPK-ja. Covid 19 është armik i padukshëm dhe i heshtur që edhe vret. Parandalimi është zgjidhja e nevojshme edhe kur sistemi shëndetësor nuk është në nivel të kënaqshëm dhe nuk është i rregulluar sa duhet”.

“Si shoqëri dhe si popull kemi përballuar sfida edhe më të mëdha. Bashkë do të dalim prej kësaj krize”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments