Gjatë 24 orëve të fundit orën policore në territorin e Maqedonisë së Veriut nuk e kanë respektuar 61 persona, respektivisht 10 persona nga rajoni i Shkupit, tre nga Tetova, nëntë nga Manastiri, 11 nga Shtipi, 18 nga Strumica, katër nga Ohri dhe gjashtë nga Velesi.
Deri më tani në gjithsej 27 ambiente për karantinë shtetërore në territorin e vendit tonë janë futur gjithsej 1691 persona. 388 persona janë akomoduar në Shkup, 297 në Tetovë, 70 në Manastir, 46 në Shtip, 256 në Strumicë, 503 në Ohër, 131 në Veles. Si pasojë e pandemisë Covid-19 vendim shtetëror për vetizolim është marrë për gjithsej 1453 persona kurse me deklaratë për vetizolim janë regjistruar 1016 persona.
Deri më tani 42 policë janë vetizoluar me vendim shtetërorë, kurse me deklaratë janë izoluar 11 policë. Tre policë janë futur në karantinë shtetërore. Kurse deri më tani gjithsej 10 policë janë infektuar me virusin korona
©MEDIAL.MK