Drejtori i një spitali në Wuhan, që luftoi pandeminë e koronavirusit, thotë se ai beson se nuk thuajse asnjë shans që të ketë një rikthim në shkallë të gjerë të epidemisë, por paralajmëron për shpërthime të vogla dhe sporadike.
Ndërkohë, zyrtarët në vend thonë se Wuhani mund të kthehet tërësisht në normalitet muajin e ardhshëm, pasi rastet tani kanë rënë në mënyrë drastike.
“Mund të ketë raste sporadike të virusit në vijim dhe mund të ketë edhe ndonjë shpërthim të vogël, të lokalizuar, që mund të përhapet në një shkallë nga 10 deri në 20 persona, brenda një kompanie apo një institucioni. Por unë mendoj se nuk ka asnjë shans për një shpërthim në shkallë të gjerë”.
Ai thotë se e ka këtë besim, për shkak të masave të ndërmarra. Edhe pse nuk kemi bërë ende një studim të plotë – thotë ai – mund të ketë disa persona që janë infektuar dhe kanë prodhuar tashmë antitrupa. Sidoqoftë, pandemia e ka ndryshuar Wuhanin dhe zyrtarët thonë se tani, janë të bindur se duhet forcuar akoma më tek sistemi i shëndetit publik, mbrojtja e shëndetit publik dhe njerëzit ndërkohë e kuptojnë domosdoshmërinë e higjienës publike.
Tani në Wuhan jeta ka rifilluar, por qyteti nuk është kthyer plotësisht në gjendjen në të cilën ishte para epidemisë. Do të duhet ende kohë për këtë- thonë zyrtarët, që sidoqoftë mbeten optimistë.
Ajo që i ka shqetësuar zyrtarët kinezë, është mundësia e një rikthimi sërish vdekjeprurës të koronavirusit, por ekspertët, flasin me optimizëm pavarësisht se ky optimizëm nuk është mbështetur ende në fakte e prova.
Top Channel