10.6 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaEmergjenca Covid/ Dëbohen mijëra migrantë në kufirin SHBA-Meksikë

Emergjenca Covid/ Dëbohen mijëra migrantë në kufirin SHBA-Meksikë

Shtetet e Bashkuara kanë dëbuar më shumë se 6,300 migrantë pa dokumente në kufirin me Meksikën, duke shfrytëzuar kompetencat e gjendjes emergjente, me qëllim të luftimit të koronavirusit, kanë thënë zyrtarët.

Vendimi i marrë më 21 mars nga autoritetet e shëndetit publik, u lejon zyrtarëve që të hedhin poshtë ligjet për imigrimin.

Kritikët thonë se ky urdhër është duke u shfrytëzuar si zgjatim për të ashpërsuar politikat e imigrimit.

Ndërkohë është bërë e ditur se së fundmi ka rënë numri kalimeve kufitare për shkak të kufizimeve të vëna në këtë rajon.

Urdhri emergjent i Qendrës amerikane për Parandalimin dhe Kontrollimin e Sëmundjeve, parasheh ndalim të hyrjes në SHBA për të huajt që konsiderohet se përbëjnë “rrezik serioz” në përhapjen e sëmundjes.

Kjo masë, e vënë fillimisht për 30 ditë, ka qenë e nevojshme për kufizuar përhapjen e sëmundjes Covid-19, që shkakton koornavirusi, ka thënë drejtori i kësaj Qendre, Robert R Redfield.

Aktualisht Shtetet e Bashkuara po përballen me numrin më të madh të të prekurve me koronavirusin e ri, 460,000, ndërkohë që 16,500 prej tyre tashmë kanë vdekur.

Top Channel

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments