10.6 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKërkesa e Sulejman Rexhepit nga BFI, përplasi Bujar Osmanin dhe Muhamed Zekirin-Mukin

Kërkesa e Sulejman Rexhepit nga BFI, përplasi Bujar Osmanin dhe Muhamed Zekirin-Mukin

Kërkesa e kreut të BFI-së, Sulejman Rexhepi për zëvendëskryeministrin Bujar Osmani nuk është kërcënim, por shprehje e nevojës për mbulim të rrogave minimale të imamëve.

Kam biseduar me Reisin dhe në asnjë moment nuk është kërcënuar, por vetëm ka shprehur nevojën për mbulimin e rrogave minimale edhe për imamët në situatë kur xhamitë janë të mbyllura ashtu si  që mbulohen rrogat minimale për të punësuarit tjerë që janë të detyruar të mbyllin bizneset e tyre”, tha Bujar Osmani për TV 21.

Por, ndaj kësaj deklarate ka reaguar menjëherë nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri.

“Sa është idiot Sulejman Rexhepi, aq është edhe ky zëvendëskryeministër, Bujar Osmani. Për BFI-në dhe BDI-në para dhe mbi të gjitha është janë paratë dhe asgjë tjetër, dhe më pak kujdesi për qytetarët. Ikni…”, tha Zekiri.

Përndryshe, Reis i BFI Sulejman Rexhepi ka kërkuar hise nga ndihmat që vinë në vend për koronavirusin, në të kundërtën do t’i rikthejë xhumatë në xhami.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments