Një zyrtar i lartë i Iranit e ka quajtur presidentin amerikan, Donald Trump, më të rrezikshëm se koronavirusi.
Këto akuza, gjenerali Ali Shamkani, i ka bërë pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës i bllokuan furnizimet mjekësore për Iranin, që po ballafaqohet me një betejë të rëndë kundër virusit vdekjeprurës.
Ai ka thënë se bllokimi amerikan përbën krim kundër njerëzimit dhe është akt i hapur i Trumpit kundër iranianëve. Ai ka deklaruar se Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ofruar furnizim mjekësor, por këto furnizime i ka kundërshtuar SHBA-ja, raporton Reuters, transmeton KOHA.
Më shumë se 3 mijë e 600 persona kanë vdekur në Iran nga koronavirusi. Numri i rasteve të konfirmuara në këtë shtet ka arritur në 60 mijë.