-0.3 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaSHBA kritika ndaj OBSH, senatori Scott kërkon hetim: Nuk ka bërë transparence...

SHBA kritika ndaj OBSH, senatori Scott kërkon hetim: Nuk ka bërë transparence me personat e prekur nga koronavirusi në Kinë

Senatori amerikan Rick Scott ka kërkuar hetim ndaj organizatës Botërore të Shëndetësisë me akuzën se nuk ka bërë transparencë me shifrat e të prekurve me covid-19 në Kinë.
Sipas senatorit amerikan OBSH ndihmoi Kinën Komuniste të mbulonte shtrirjen e plotë të përhapjes së virusit duke dështuar në marrjen e informacionit të duhur nga Kina.
Misioni i OBSH thuhet në deklaratën e senatorit është të sigurojë informacione për shëndetin publik në botë, në mënyrë që çdo vend të marrë vendimet më të mira për t’i mbajtur qytetarët e tyre të sigurt. Kur bëhet fjalë për Coronavirus, OBSH dështoi.
Ata duhet të përgjigjen për rolin e tyre në promovimin e dezinformatave dhe ndihmën e Kinës komuniste për të mbuluar një pandemi globale.
SHBA është një nga donatorët kryesor të OBSH dhe nisur nga kjo Scott kërcënon që të ketë një rishikim të taksave q amerakanët derdhin në këtë organizatë .Por një pretendim i tillë është rrëzuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Me anë të një deklarate kjo organizate thekson se ka menaxhuar në mënyrë transparente të gjithë situatën e përhapjes së COVID- 19 si dhe ka botuar në faqen e saj të internetit udhëzime, rekomandime, raporte dhe çdo informacion tjetër që mund të ndihmojë vendet dhe individët që t’i përgjigjen koronavirusit.
Pandemia është përhapur në më shumë se 150 vende të botës ndërsa rezultojne mbi 1 milon e 200 mije të prekur.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments