4.6 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmePSIKOLOGËT TETOVARË OFROJNË NDIHMË FALAS PËR QYTETARËT PËR STRESIN RRETH KORONAVIRUSIT

PSIKOLOGËT TETOVARË OFROJNË NDIHMË FALAS PËR QYTETARËT PËR STRESIN RRETH KORONAVIRUSIT

Përfaqësues të Shoqatës së psikologëve,
këshilltarëve dhe psikoterapeutëve “Korteks” nga Tetova në bashkëpunim me
komunën do t’iu japin ndihmë qytetarëve në drejtim të tejkalimit të
ngarkesave psikologjike dhe gjendjes stresues që mbizotëron me përhapjen
e koronavirusit, kumtoi sot komuna e Tetovës. Qytetarët të cilët ndjejnë stres
për shkak të situatës do të mund t’i kërkojnë psikologët në telefon, postë
elektronike, Skajp ose Fejsbuk përmes profilit të Shoqatës.

“Shoqata me ekipin e vet të psikologëve vendoset në dispozicion të
qytetarëve dhe do të sigurojnë këshillim dhe mbështetje përmes onlajn
platformave, ndërsa me kohë të kufizuar në telefon. Dhënia e mbështetjes së
tillë psikologjike është vullnetare dhe pa asnjë dobi materiale për anëtarët e
Shoqatës”, informoi komuna e Tetovës.

Qytetarët mund të drejtohen në e-mail adresën [email protected].
Gjithashtu në profilet e rrjeteve sociale të komunës së Tetovës dhe të
Shoqatës “Korteks” janë publikuar terminet dhe numrat në të cilat mund të
kontaktohen katër psikologët: Biljana Radiçeska, Sema Halili, Nebahat Imeri
dhe Majlinda Abazi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments