Një 79-vjeçar ka humbur jetën në Shqipëri si pasojë e Coronavriusit, duke e çuar në 11 numrin e viktimave.
Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë në një deklaratë për mediat, tha se janë 11 raste të reja.
Në total janë 223 persona të infektuar me Coronavirus.
Deri tani janë testuar 1,526 raste të dyshuara dhe prej tyre 223 raste janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19.
“Në 24 orët e fundit janë testuar 90 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 11 raste të reja me COVID-19. Deri në këto momente janë testuar 1,526 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 223 raste. Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në Spitalin Infektiv një pacient 79-vjeçar nga Tirana, i konfirmuar me COVID-19. 79-vjeçari me inicialet B. H. ishte prej 18 ditësh i shtruar në Spitalin Infektiv. I moshuari ishte përmirësuar ditët e fundit, por ndërroi jetë nga një infarkt kardiak. 79-vjeçari është viktima e 11 e prekur nga COVID-19 në Shqipëri”, njofton MSH.