6.6 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeVV: Orvatjet e Presidentit për Qeveri të “unitetit” shkelin Kushtetutën

VV: Orvatjet e Presidentit për Qeveri të “unitetit” shkelin Kushtetutën

Lëvizja Vetëvendosje bën të ditur se sot kryetari i këtij subjekti, Albin Kurti, ka mbajtur takim me qendrat e organizatës si dhe me sekretaren organizative.

Kjo parti thotë se Kurti u ka thënë Qendrave të partisë se “është detyrë e secilit prej nesh të punojë që të rritet organizata jonë”.

“Legjitimiteti buron nga zgjedhjet. Zgjedhjet e fundit i ka fituar Lëvizja jonë e jo partitë e tjera. Nuk mund e nuk do ta lejojmë të vidhet vota për ndryshim. Deri atëherë, kujdes të shtuar e qëndrim të mbarë nëpër shtëpi”, thuhet në postimin e VV-së.

Po ashtu, bëhet e ditur se Kurti u ka thënë përfaqësuesve të Qendrave se zgjedhjet janë të paevitueshme dhe se “orvatjet e Presidentit për të bërë Qeveri të ‘unitetit’ janë të rrezikshme sepse e shkelin Kushtetutën”.

“Në adresat e saja kanë mbërritur kërkesa e interesime si dhe janë bërë anëtarësime ‘online’ si asnjëherë më parë. Qytetarët e vetizoluar nga virusi COVID-19 po vazhdojnë të jenë aktivë. Nuk ka sfidë më të rëndësishme se fitorja përballë këtij virusi, punë për të cilën u përgëzua Kryeministri nga e gjithë organizata jonë. Pas kësaj përballje, do të bëhemi gati për zgjedhje. Vota e deputetëve me 25 mars kundër Qeverisë në Kuvendin e Republikës është votë që na drejton drejt kutive të votimit. Zgjedhjet e jashtëzakonshme janë të paevitueshme. Orvatjet e Presidentit për të bërë Qeveri të ‘unitetit’ janë të rrezikshme sepse e shkelin Kushtetutën, gjegjësisht nenin 82 pikën 2 të saj”, potencohet në këtë njoftim të VV-së.

Ndër të tjera, thuhet se Kurti i ka njoftuar përfaqësuesit e qendrave të Lëvizjes me vendimet që ka marrë qeveria për ta luftuar koronavirusin dhe për masat e ndërmarra dhe ato që parashihen të ndermirën për të ndihmuar bizneset, punëtorët dhe ata që kanë më së shumti nevojë.

“Kryetari po ashtu foli edhe për shkarkimet e bordeve dhe zyrtarëve institucional që janë bërë muajt e kaluar, për mocionin e votëbesimit javës që shkoi, dhe për hapat e ardhshëm që ne si organizatë e si struktura duhet t’i ndërmarrim si në aspektin shoqërorë të kujdesit e solidaritetit gjatë konfrontimit të pandemisë ashtu edhe në aspektin politik të situatës së krijuar pas mocionit”, thekson njoftimi i VV-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments