3.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMbi 100 milionë euro përkrahje për firmat për pagesë të rrogës minimale

Mbi 100 milionë euro përkrahje për firmat për pagesë të rrogës minimale

Kafene dhe restorante të mbyllura në Qendrën tregtare të qytetit në Shkup për shkak të pandemisë së koronavirusit

Qeveria është duke përgatitur pako të re për ndihmë në ekonominë me të cilën do t’u ndihmojë firmave të prekura nga kriza e shkaktuar prej pandemisë së koronavirusit të paguajnë rrogë minimale. Punëdhënësit druajnë se lëshimet nga puna janë domosdoshmëri, veçanërisht nëse zgjatë kriza.

Qeveria paralajmëron mbi 100 milionë euro për përkrahje të rrogës minimale për të prekurit nga kriza ekonomike e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit. Vlerësimet ende janë duke u përpunuar, por me këtë masë mund të përfshihen edhe mbi 200 mijë punonjës.

Sektorë të tërë sikur hoteleria dhe turizmi, në të cilët punojnë mbi 30 mijë njerëz, i kanë vënë drynin derës. Kanë mbyllur edhe veprimtari hotelerike në të cilat ka kontakt personal dhe të drejtpërdrejtë me klientët, sikur floktare, kozmetik dhe studio për masazh. Sipas Entit Shtetëror për Statistikë, në veprimtari tjera hotelerike punojnë edhe 15 mijë njerëz. Firmat të cilat nuk u mbyllën, punojnë me kapacitete të reduktuara, kurse fitimi ka pësuar rënie drastike.

Në intervistë për Radio Evropa e Lirë të cilën në tërësi do ta transmetojmë të dielën, ministrja për Financa, Nina Angellovska thotë se qëllimi i të gjitha masave ekonomike të cilat i miraton qeveria në këtë periudhë është të mbahen vendet e punës derisa të kalojë kriza që pastaj ekonomia të mund të rifillohet sa më shpejtë.

“Qëllimi i qeverisë është ta mbrojë çdo vend pune, ta mbrojë likuiditetin, ta mbrojë secilin qytetar, të rrjedhë mbrojtja sociale ashtu siç rrjedhë, për të gjithë në mënyrë të barabartë, ta ndajmë barrën në mënyrë solidare, për shkak se të gjithë do të kemi një pjesë nga kjo krizë, të gjithë do të pësojmë një pjesë të demit. Ideja është të dalim më të fortë prej kësaj dhe kur të vjen momenti të rikuperohemi, të rikuperohemi sa më shpejtë dhe dëmet të jenë sa më të vogla”, thotë Angellovska.

Paratë për këto masa do të sigurohen me marrje borxh. Do të ketë shkurtim në të gjitha shpenzimet buxhetore të cilat nuk do të jenë të domosdoshme, por do të ketë edhe shkurtim në pagat e administratës.

“Ta mbrojmë secilin qytetar që të mbijetojë në kuptimin e plotë të fjalës, për shkak se gjendemi në situatë në të cilën të gjithë në mënyrë të barabartë do ta mbajmë barën”, thotë Angellovska.

Sidoqoftë, nuk është e sigurt sa do të mund të mbrohen të gjitha vendet e punës, veçanërisht se nuk mund të vlerësohet sa do të zgjatë kriza. Skenari optimist është që goditja mbi ekonominë do të jetë në tremujorin e dytë të këtij viti, kurse pastaj do të fillojë rikuperimi, mirëpo parashikimet pesimist janë që kriza do të zgjatë deri në fund të këtij viti.

Pothuaj të gjitha odat ekonomike kërkojnë ndihmë qeveritare për tejkalim të krizës. Qeveria tash më ka publikuar disa masa për ndihmë të ekonomisë, sikur kredi pa kamatë për firmat e vogla, subvencione për kontribute të firmave të prekura nga kriza me koronavirusin, çlirim prej tatimeve ose prolongim të pagesës së kredive. Kusht që firmat të fitojnë ndihmë qeveritare është të mos lëshojnë punonjës nga puna.

Kryetari i Biznes konfederatës së Maqedonisë, Mile Boshkov, thotë se lëshimet janë variant më i rrezikshëm në këtë situatë, mirëpo mbase i pashmangshëm.

“Për fat të keq, pavarësisht sa shpresojmë se mund të përballemi me këtë gjendje, në fund do të rezultojë me lëshim të punonjësve nga puna”, thotë ai.

Lidhja e sindikatave të Maqedonisë, kërkon moratorium për lëshime të punonjësve në periudhën e krizës.

Organizata ndërkombëtare e punës ka publikuar që shkaku i krizës ekonomike e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, sipas “skenarit më të keq” pa punë mund të ngelin 25 milionë punëtorë në botë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments