4.1 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeQeveria i kërkon FMN-së analizë për koston e krizës

Qeveria i kërkon FMN-së analizë për koston e krizës

Qeveria ka kërkuar nga Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar të dalin me një analizë se sa do t’i kushtojë kriza me virusin Korona ekonomisë së Maqedonisë së Veriut. Ministrja e Financave në një intervistë për Radio Evropën e Lirë thotë se ka disa skenarë. Sipas skenarit më optimist, ndikimi në anën e të ardhurave do të jetë më i larti në tremujorin e dytë të këtij viti, ndërsa në tremujorin e tretë do të ketë stabilizim. Por sipas skenarit pesimist, kriza do të zgjasë deri në fund të vitit, dhe rimëkëmbja do të fillojë madje vitin e ardhshëm.
Do të ketë reduktime kudo që të jetë e mundur, nuk po flasim për reduktimet e kostove të udhëtimit, ato normalisht pritet të bëhen, do të ketë reduktime të mallrave dhe shërbimeve të caktuara, shërbime të caktuara kapitale siç janë blerje pajisjesh, licenca, softuerë, pra në rrethana të tilla çdo gjë është thelbësore dhe nuk është e lidhur drejtpërdrejtë me krizën e virusit korona duhet dhe mund të jetë lëndë reduktimi”-tha Nina Angellovska, ministre e financave.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments