Është e disata herë që kryeministri Edi Rama meret me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump.
Përmes një video live në facebook, kreu i qeverisë komenton deklaratën që Presidenti Trump u kishte thënë qytetarëve se virusi do kalonte shpejt, e sot po përballet me një situatë që spitalet nuk kanë më vende dhe kjo sipas Ramës ka ndodhur sepse nuk janë marrë masat e duhura.
”Meqë keni qejf shembujt me Amerikën, Presidenti u thoshte deri dje se do kjo shpejt, thjesht do iki. E shikoni tani se çfarë u thotë amerikanëve. Duke pritur që të iki vetë po i hap rrugën armikut. Sot kanë kaluar Kinën dhe nuk kanë më as mjete për të mbrojtur mjekët në spitale. Amerika është amerikë dhe mbase dhjetëra mijëra të vdekur nuk i ka aq problem sa ne”.
Nga ana tjetër, qeveria ”Rama 2”, ka shtuar masat, ku tashmë vetëm një person nga familja do të dalë për të bërë pazare. Pandemia e Covid-19, ka prekur 195 persona, ka vënë 10 viktima dhe 34 janë të shëruar. Në shërbimin infektiv, aktualisht, janë 74 të shtruar dhe prej tyre 4 janë në terapi intensive.
Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.