Të nderuar banorë të Qytetit të Tetovës.
Më lejoni që në emrin tim si Kryetar i Këshillit të Komunës së Tetovës dhe në emër të të gjithë këshilltarëve komunal, t’u apeloj që t’i rrespektoni sa më shumë që është e mundur masat e vendosura nga ana e Qeverisë, shtabit të emergjencës dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë .
Ju lutemi të qëndroni sa më shumë pranë familjeve Tuaja me çka do të kontribuoni në uljen e rasteve të prekura dhe me këtë të shpëtojmë edhe jetë njerëzish. Krijoni mundësinë që institucionet e thirura të bëjnë punën e tyre dhe gjithë së bashku ta kalojmë edhe këtë sfidë e cila e ka kapluar gjithë Botën.
Me respekt,
Bekim Memeti
Kryetari i Këshillit Komunal të Tetovës