Banka Popullore e Maqedonisë bën të ditur se denari është stabil dhe nuk do të ketë ndryshime.
Sipas Bankës Popullore, i vetmi burim i informacioneve ku mund të ndiqet kursi devizor i denarit është në web-faqen e tyre www.nbrm.mk.
“Kjo web-faqe tregon valutat reale të tregut të brendshëm”, shprehen nga BP duke shtuar kursi i euros në denarë është 61.69 denarë.
Nga Banka Popullore garantojnë se kursi devizor i denarit me euron do të mbesë stabil.telegrafi