Dua të shpreh urimet më të përzemërta dhe njëherit i përgëzoj gjithë qytetarët e RMV-së, me theks të veçantë qytetarët shqiptarë të cilët në asnjë moment nuk u hamendën se cilën rrugë duhet të shkojë R. e Maqedonisës së Veriut. Për shqiptarët e RMV-së ka ekzistuar vetëm një rrugë, ajo e antarësimit të vendit tonë në NATO dhe Bashkimin Europian.
Poashtu një mirënjohje të veçantë duhet ti atribojmë KM Zoran Zaev i cili kishte guximin dhe vizionin që të ndërmer vendime të rëndësishme në interes të RMV-së dhe qytetarëve të këtij vendi.
Integrimi i vendit tonë në NATO e bën lirinë tonë të plotë, mundëson siguri, stabilitet, paqë të qëndrueshme, marrëdhënie të mira ndëretnike, zhvillim ekonomik dhe mirëqenie shoqërore. Standard më të lartë, më shumë investime të huaja, si dhe mbështetje për projekte kapitale dhe infrastrukturore të cilat direkt do të ndikojnë në kualitetin e jetesës të qytetarëve të RM
Urime!
#WEARENATOPROMOTED CONTENT