7 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaAFGANISTAN / 10 MIJË TË BURGOSUR LIROHEN NGA BURGU PËR SHKAK TË...

AFGANISTAN / 10 MIJË TË BURGOSUR LIROHEN NGA BURGU PËR SHKAK TË KORONAVIRUSIT

Shefi i Entit për institucionet ndëshkuese-përmirësuese në Afganistan, Ahmed Rashid Totahil, deklaroi se të burgosurit e amnistuar për dhjetë ditë do të lirohen nga burgu

Presidenti i Afganistanit me dekret ka liruar 10.000 të burgosur në këtë vend, ndërsa këtë e bëri në kuadër të luftës kundër përhapjes së koronavirusit të ri (COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).

Shefi i Entit për institucionet ndëshkuese-përmirësuese në Afganistan, Ahmed Rashid Totahil, deklaroi se të burgosurit e amnistuar për dhjetë ditë do të lirohen nga burgu.

Ai tha se vendimi ka të bëjë me të burgosurit mbi 55 vjeç, pastaj të burgosurve të mitur, gratë dhe të sëmurët e rëndë.

“Nuk do të lirohen të burgosurit që paraqesin kërcënim mbi sigurinë”, tha Totahil.

Në Afganistan nga koronavirusi janë infektuar 90 persona, ndërsa si pasojë e infektimit ndërruan jetë tre të sëmurë.

Autoritetet në Afganistan kanë vendosur një sërë masash kundër përhapjes së virusit. Megjithatë, gjendja e sistemit të kujdesit shëndetësor në Afganistan, e cila ka ngecur ndër vite nga kriza politike dhe të sigurisë, është shqetësuese.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments