3.5 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeViola von Cramon / Shpresojmë që SHBA e mban fjalën se nuk...

Viola von Cramon / Shpresojmë që SHBA e mban fjalën se nuk ka plan sekret për Kosovën

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka thënë se shpreson që SHBA-ja do t’i mbetet besnik fjalës se nuk ka plan sekret për marrëveshje Kosovë-Serbi dhe nuk ka shkëmbim territoresh.

Këtë deklarim ajo e ka bërë duke shpërndarë në Twitter deklaratën e Departamentit të Shtetit, ku thuhet se nuk ka plan sekret për shkëmbim territoresh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Ne vetëm mund të shpresojmë se SHBA-ja, pas krijimit të rrëmujës në shtetin e Kosovës, do t’i mbetet besnik fjalës se nuk ka plan sekret dhe nuk ka shkëmbim territoresh”, ka shkruar Viola von Cramon.
Mbrëmë, në një deklaratë të përbashkët të të dërguarit special të presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett dhe përfaqësuesit special për Ballkanin Perëndimor, Mattheë Palmer, kanë deklaruar që nuk ka një plan të fshehtë për shkëmbime territoresh në mes të Kosovës dhe Serbisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments