4.7 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeTakimi Zaev -Mickoski për të ngulitur faktorin politik shqiptar,porosia e I.Dimovskit dhe...

Takimi Zaev -Mickoski për të ngulitur faktorin politik shqiptar,porosia e I.Dimovskit dhe e Zaevit për PSP identike …

Lajmi interaktiv

Partitë politike shqiptare të gjitha janë para një cenzure veprimi që don të kontrollohet nga pushteti dhespoti ZAEV i cili don të na bëhet një PUTIN në Ballkan ,koncentrim të pushtetit në një vend…dhe të udhëheq me shtetin deri në vdekje …Loja me PSP ku e përdor si ekzekutor privat dhe me Katicën e kushtëzon faktorin politik shqiptarë dhe kandidatura e Pendarovskit si kandidat konsensual jane kulmet e talljes me indin shqiptar autokton …me Pendaroskin ka dështuar totalisht ..tu bijmë shqiptarëve o burra sulmi është mbrojtja më e mirë …

Kryetarit të ASH Zijadin Selës i dërgoi porosi Zaevi këtyre ditë se do të duhet të ndryshojë sjelljen për të shuar etjen për pushtet,pra e paparë një kryeministër e kërcënoi një lider me dëgjueshmëri politike nga posti më i lartë …

Lëvizjen BESA nuk e përfilli as me drejtësinë sepse në qeveri mori krahun që nuk kishte vulat…dhe edhe pse e mori Alternativën nuk ia dha postet

BDI-së çfarë nuk është duke i bërë,tallet me PSP i rri si me shpatë ende e mba pengë BDI-në duke i thënë se do vazhdojë gjykata me lëndët posaçërisht ndaj Ali Ahmetit as që e llogarit për rrush,për çdo ditë që vjen vetëm është duke e turpëruar ,ia mer sekretariatin për marrveshjen e Ohrit ,ia mer ministritë ,ia vendos ligjet në gojët e ministrave dhe deputetëve sikur ligje të propozuara prej BDI-së posaçërisht A.Grubit,BDI-së ia mer kompetencat e komunave me Strugën dhe Sarajin lidhur me brigjet në liqenin e Strugës dhe lumin Matka ,të gjitha këto pas miratimit të ndryshimit të emrit dhe miratimit të pranimit të bisedimeve për hyrje në NATO,BDI-në është duke e baltosur në elektorat me qëëlim e bënë këtë sepse dëshira e Zaevit është pas partive të disciplinojë elektoratin shqiptar e atë vetëm mund ta kape për… te stacionet e autobusave ku transportuesit vetëm këtë javë 800 bileta kanë shitur për Gjermani vaj-vaj-vaj… asa një investim 0 CENT ,pse nuk ia mer kompetencat TIRZ TETOVO ,sepse qëllimi i tij është zbrasja e Maqedonisë Perendimore,nëse ia merr kompetencat atherë duhet të investojë si gjithandej …

PDSH -së ,si e vetme nga e cila ka një frikë se mos po e tollovit rahatinë e tijë ,për shkak raporteve të dy kryeministrave të shteteve shqiptare me liderin e PDSH-së z.Menduh Thaçin ia solli një dënim që të meret ai të meret me vetven lideri i PDSH-së e jo me çështjet shqiptare ,por aty i ka bërë gabim matematikat ..përkundrazi indi PDSH është duke konsoliduar më tepër sepse kur populli heshti Zaevit tek do i plase kopili …sepse më tepër kjo tek ndërkombëtarët merret se është hakmarje personale e Zaevit (sms e botuara të Menduh Thaçit ) dhe e LSDM-së ndaj liderit të PDHS-së,që nga vit 1992-2019..e çuditëshme Zaevi nëpërmes Katicës duhet të veprojë për premtimet posaçërisht ,kur lëndët për Kumanovën dhe Monstrën Katica dhe Zaevi po i tallin edhe familjarët por edhe premtimet e dhëna të Zaevit gjithë krerëve të politikës kosovare se do të ketë rrigjykim ndërkombëtarë tash po i mbulon me dënim me burg të liderit të PDSH-së ,që të fitojë në kkohë…por vetëm një e ka të qartë …Zaevi është para kapitullimit,i ka ditët e numruara dhe shqiptarët nuk do e tolerojnë më as një milimetër ,nuk mund ti ndihmojë as Bullgaria as Greqia,as Sërbia promotorëtm politik por as Gruevski .Pra takimi i sotëm është vazhdimi nga pjesa e marrveshjes për dorzim pranimin e pushtetit mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDMsë ,a nuk ishin deklarata e Gruevskit se pasi e ke qejf pushtetin po ti jap të gjithë deputetët (që nënkuptonte mos i merr shqiptarët ) tash po realizohet .

Të gjuitha partitë politike shqiptare e dijnë se PTHP duhet të funksionojë..PSP.të shuhet u krye misioni i saj …dhe Zaev të nxjerrë dokumentin para opinionit,e jo të luaj lojën e Lazar Mojsovit në parlamentin e Jugosllavisë eduke thënë ja Shtabni Dokumenti a në të vërtetë ishin fleta boshe …tek po nxehet atmosfera …

=============================================

lajmi aktiv që qarkullon https://www.infoshqip.com/para-takimit-me-mickoskin-zaev-ben-thirrje-per-tejkalimin-e-ndasive-video/

Kryeministri Zoran Zaev, disa orë para takimit të paraparë me Hristijan Mickoskin e VMRO DPMNE-së bën thirrje për mirëkupim dhe paqe kombëtare. Në videoincizim e publikuar nga Qeveria, Zaev thotë se urrejtja shkakton vetëm ndarje.

“Dita e sotme e faljes dhe pajtimit është shans për të bërë hap para, dhe për të thyer këtë fortesë e cila qëndron para ardhmërisë sonë të përbashkët. Sot nxisim veten që të shkojmë drejt rrugës së bashkimit dhe kuptimit të ndërsjellë, në interes të të gjithë qytetarëve. Kemi shtrirë dorën e pajtimit me fqinjët tanë. Le të shtrijmë dorën e pajtimit edhe në shtëpi, si një vlerë e cila është karakteristikë e kombeve dhe popujve të mëdha. Le ta bëjmë këtë hap prej të gjithëve neve, për të gjithë neve”

Zaev ka bërë thirrje edhe që të lihet e kaluara prapa.

“T’i lëmë pas politikat e ndarjes dhe shkaktimit të konflikteve, të cilat i ndanë njerëzit në ‘tanët’ dhe ‘tuajt’. Të tentojmë që të gjithë që të bisedojmë me ata që janë ndryshe prej neve. Të bisedojmë me të tjerët. Të dëgjojmë çfarë kanë për të thënë bashkëbiseduesit tanë, dhe të tentojmë t’i kuptojmë qëndrimet e tyre, edhe kur nuk pajtohemi me to. Vetëm një shoqëri e pajtuar të cilën e bashkon shumëllojshmëria, do sjell shtet me prosperitet dhe stabilitet. Një Maqedoni të tillë të Veriut, në një shoqëri për të gjithë, besojnë shumica e qytetarëve. Nëse e pranojmë përgjegjësinë për të ardhmen tonë, për ardhmërinë e shtetit tonë të përbashkët, meritat do të na takojnë të gjithë neve”.

Kryeministri u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që ti tejkalojnë dallimet dhe problemet dhe të falin njëri tjetrin,në mënyrë që t’u vazhdojë jeta para dhe të ndërtojnë ardhmëri të shëndoshë.

Deputeti Dimovski: Do të jem shembull në procesin e miratimit të Ligjit të PSP-së

Nëse kirjohet sistem i cili do të vlejë si garanci për të drejtat e njeriut dhe sundimin e së drejtës, unë do të mendoja të jepja përkrahje për ekzistimin e mëtejmë të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), kështu është deklaruar deputeti i partisë opozitare VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski në një intervistë për median “Radio Evropës së Lirë” në gjuhën maqedonase,

“Mendoj se nuk mund të arrijmë të jemi rekorder, nëse nuk do të ishte në suazat e rekordit të deritashëm 9-mujor, dhe kjo është e mirë, dhe duhet të përkrahet edhe me pjesëmarrjen time, në atë proces jap shembull”, tha Dimovski.

Duke folur më tej, Dimovski thotë se ai si shef i delegacionit, udhëtoi në parlamentet e shteteve të ndryshme, për ratifikimin e Protokollit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, megjithëse deklaroi se nuk e ka ndryshuar mendimin për Marrëveshjen e Prespës.

Nga ana tjetër, për Ligjin e PSP-së dhe ligje të tjera reformuese, sot do të realizohet takim ndërmjet liderëve të dy partive më të mëdha maqedonase, liderit të Lidhjes Sociale Demorkate të Maqedonisë, Zoran Zaev dhe liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments