7 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBota2 TRILIONË DOLLARË, SENATI AMERIKAN MIRATON PROJEKTLIGJIN HISTORIK

2 TRILIONË DOLLARË, SENATI AMERIKAN MIRATON PROJEKTLIGJIN HISTORIK

Senati i SHBA-së ka miratuar me shumicë dërrmuese një projektligj historik prej 2 trilion dollarësh.

Paketa eshte për të shpëtuar ekonominë e SHBA-së si dhe për ndihmën ndaj sektorit të kujdesit shëndetësor, në betejën e tij për të frenuar përhapjen e pandemisë së koronavirusit që ka çrregulluar shoqëritë në mbarë botën.

Tani, projektligji kalon për miratim në Dhomën e Përfaqësuesve.

Pas votimit të Dhomës, projektligji do t’i dërgohet presidentit amerikan, Donald Trump, i cili ka thënë se shumë shpejt do ta nënshkruajë.

Pakoja përmban shumë më të madhe në historinë e SHBA-së që ndahet për të ndihmuar ekonominë. Shuma është e barabartë me gjysmën e shumë së buxhetit aktual vjetor federal të SHBA-së.

Masa e Senatit vjen pasi shumica e vendeve në Shtetet e Bashkuara janë në gjendje izolimi, dhe shumë qytete dhe shtete po urdhërojnë mbylljen e bizneseve.
Sipas Universitetit Johns Hopkins, në Shtetet e Bashkuara janë 68,572 raste të konfirmuara me COVID-19, numri i tretë më i lartë në botë pas Kinës dhe Italisë. Të vdekur nga kjo sëmundje janë regjistruar 1,031 persona.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments