4.1 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajme“Bloomberg”: Reagimi ndaj pandemisë rrëzon qeverinë e Kosovës, të parën në Evropë

“Bloomberg”: Reagimi ndaj pandemisë rrëzon qeverinë e Kosovës, të parën në Evropë

linku
https://www.bloomberg.com/news/articles/2020-03-25/pandemic-response-fells-first-european-government-in-kosovo

Ligjvënësit e Kosovës votuan për të rrëzuar kryeministrin Albin Kurti, duke u bërë kështu vendi i parë në Evropë që rrëzon një qeveri për shkak të reagimit ndaj përhapjes së koronavirusit.

Qeveria ra të mërkurën mbrëma, vetëm pak muaj pasi u zotua. Votimi u thirr nga partneri i vogël i koalicionit që kritikoi hapat e ndërmarrë për të frenuar përhapjen. Kurti urdhëroi masën e ndalimit të qarkullimit dhe ndaloi tubimet publike të hënën për të penguar përhapjen, duke kundërshtuar presidentin Hashim Thaçi i cili deshi të shpallte gjendje të jashtëzakonshme. Dy zyrtarët kanë qenë në konflikt për një kohë të gjatë, kryesisht për shkak të mënyrës se si Kosova duhet t’i riparojë marrëdhëniet me Serbinë dhe kush duhet të jetë ai që do t’i udhëheqë ato bisedime, raporton “Bloomberg”.h

Rënia e kabinetit është një hap prapa për shtetin ballkanik që synon të fitojë njohje të plotë ndërkombëtare pasi shpalli pavarësinë njëanshëm nga Serbia më 2008. Fqinji i tij ka lobuzar kundër përpjekjeve të Kosovës për t’u bërë pjesë e institucioneve ndërkombëtare siç është Interpoli. Raportet u përkeqësuan sërish më 2018, kur Kosova vendosi taksë ndaj mallrave serbe si kundërmasë ndaj veprimeve të saja kundër Kosovës, transmeton KOHA.

Largimi i Kurtit shfaqi edhe një ndasi të pazakontë mes fuqive Perëndimore. Përderisa ambasadorët e BE-së, ai i Gjermanisë dhe i Francës, dolën kundër mocionit të mosbesimit, kolegia e tyre, SHBA-ja, tha se ishte e kënaqur me mocionin. Kjo reflekton edhe dallimin për mënyrën se si duhen rregulluar marrëdhëniet me Serbinë.

“Tani SHBA-ja po bën presion për një qasje që kundërshtohet haptas nga vendet kyçe evrpiane”, tha Gerald Knaus, kryesues i Iniciativës Evropiane për Stabilitet, një ‘think-tank’ me bazë në Berlin. “Kujtojmë të ’90-tat, kur Perëndimi ishte krejtësisht i ndarë ndaj çështjeve kyçe në ish-Jugosllavi, gjë që lë vende si Kosova në një pozitë të pamundshme”.

Përderisa Kurti ka thënë vazhdimisht se çdo marrëveshje me Serbinë duhet të negociohet nga Parlamenti, Thaçi donte të ishte ende përgjegjës i bisedimeve me homologun e tij serb, Alleksandar Vuçiq. Dy vjet më parë, dy presidentët dhanë idenë e një marrëveshjeje pajtimi që përfshinte edhe rishikimin e kufijve, një çështje shpërthyese në Ballkan.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments