Qeveria ka shpallur gjendjen e fatkeqësisë natyrore në të gjithë Shqipërinë Vendimi u mor pas propozimit të bërë nga Ministria e Shëndetësisë si pasojë e përhapjes së COVID-19.
Masat e jashtëzakonshme që merren në këto raste, është rivlerësimi i buxhetit vjetor të gjithë institucioneve publike në nivel qendror dhe atë lokal.
Po ashtu caktohen edhe objektet shtetërore për strehimin e personave të prekur nga COVID-19 e që do të karantinohen.
Shqipëria regjistron deri më tani 123 persona të prekur nga COVID-19, nga të cilët 5 kanë humbur jetën./vizionplus