3.8 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeIKSHPK jep rekomandim se seanca për rrëzimin e Qeverisë mund të mbahet

IKSHPK jep rekomandim se seanca për rrëzimin e Qeverisë mund të mbahet

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ia ka kthyer përgjigjen Kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmanit, të cilën e ka siguruar Gazeta Metro. Metro merr vesh se IKSHPK ka rekomanduar se seanca mund të mbahet pa probleme.

“IKSHPK nuk interferon në përmbushjen e detyrave kushtetuese të institucioneve shtetërore”, thuhet në përgjigjen e tyre dërguar kryeparlamentares Osmani.

Në përgjigjen e saj, IKSHPK shpreh gatishmërinë që të ofrojë edhe asistencë për mbarëvajtjen e seancës së Kuvendit, ku pritet të votohet Mocioni i Mosbesimit kundër Qeverisë së Kurtit.

“Jemi të gatshëm që gjatë seancës me ekipet tona profesionale të kujdesemi maksimalisht për aplikimin e kushteve të kërkuara, sipas protokollit dhe udhëzimeve”, thuhet më tej në këtë përgjigje të tyre.

IKSHPK po ashtu, në këtë përgjigje rekomandon edhe masat që në përputhje me kushtet e punës duhet të përfshijnë:

Dezinfektimin e hapësirave të punës, Sallës së Kuvendit, kontrollin e çdo deputeti para hyrjes në sallë, pastrimin e duarve, ndërmarrjen e masave tjera higjienike, sipas nevojës dhe dëshirës së deputetëve.

Me këtë përgjigje të tyre askush më nuk mund të ndalë organizimin e seancës së Kuvendit të Kosovës për votëbesimin kundër Qeverisë Kurti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments